Për herë të parë mund të shohim se si duket një vrimë...

Për herë të parë mund të shohim se si duket një vrimë e zezë (FOTO)

307
0

Më në fund e kemi foton e parë të një vrime të zezë.

Një ekip shkencor ndërkombëtar kanë publikuar foton në kuadër të projektit “Event Horizon Telescope”.

Projekti nisi në vitin 2012 për të vëzhguar drejtpërdrejt një vrimë të zezë, duke përdorur një rrjet botëror teleskopësh si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të 200 hulumtuesve.

Një vrimë e zezë “gëlltit” yje, planete, gaz, pluhur dhe të gjitha format e rrezatimit elektromagnetik.

Në të vërtetë gjithçka që mund të shihet janë objekte që reagojnë ndaj vrimës së zezë dhe jo vrima në vetvete.

“Vrimat e zeza mendohen se zhvillohen në fund të jetës së një ylli dhe ju mund të mendoni për një yll që shuhet duke krijuar një objekt super, super të dendur. Në rastin e galaktikës sonë, ne e dimë se egziston një vrimë e zezë tejet e madhe, që fshihet në zemër të saj”, shpjegoi drejtori për Marrëdhëniet me Jashtë i muzeut Shkencor të Londrës Roger Highfield.