Për flokë të shëndetshëm konsumoni këto ushqime

Për flokë të shëndetshëm konsumoni këto ushqime

430
0

Larje pafund, locione dhe kremra për një lëkurë të pastër, flokë më të gjatë dhe të shndritshëm. Femrat i kanë provuar të gjitha, por duhet të kenë kujdes më parë me ushqimin. Nuk është nevoja të nisni një dietë strikte, por shtimi ose heqja e disa ushqimeve të caktuara do ju ndihmojë të arrini qëllimin.  Ka 3 gjëra që femrat duan të përmirësojnë duke mbajtur dietë: trupi, lëkura dhe flokët. Pas shumë studimeve mbi mënyrën se si ushqimi ndikon në paraqitjen e jashtme, dietologia Lisa Drayer ka bërë një listë me ushqimet që i shërbejnë bukurisë. Ato janë salmoni, kosi, boronica, spinaqi, kivi, domatja, midhja, patatja e ëmbël, arra dhe çokollata e zezë.

Lisa rekomandon që të paktën njëri prej këtyre ushqimeve të përfshihet në çdo vakt që konsumoni për të pasur rezultatet e dëshiruara, shkruan Shije. Gjithashtu, duhet pirë shumë ujë dhe çaj jeshil.

Ushqimet e mira

 

Omega 3 – Ushqimet që përmbajnë omega 3 e mbajnë të butë lëkurën. Ato ruajnë lagështirën e saj dhe kanë efekt antiinflamator që ruan lëkurën nga tharja dhe puçrat. Omega 3 përmban salmoni, arra, orizi dhe fasulet.

 

Vitamina C – Stimulon prodhimin e kolagjenit, që ndihmon në parandalimin e rrudhave. Ata që konsumojnë ushqime me vitamina C, kanë më pak rrudha. Vitaminë C kanë me shumicë kivi, portokalli, luleshtrydhja, papaja, kale, brokoli dhe specat.

 

Proteina – Është thelbësore për flokë të shëndetshëm. Kur ka mungesë proteinash, floku thahet dhe hollohet. Nëse doni flokë të gjatë, merrni proteina mjaftueshëm. Konsumoni të bardhën e vezës, kosin, qumështin, djathin, gjelin e detit, peshkun dhe kikirikët.

 

Hekuri – I rëndësishëm gjithashtu për flokë të shëndetshëm. Edhe nëse nuk jeni anemik, mund t’ju bien flokët nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur. Hani mish të kuq pa dhjamë, midhje dhe spinaq, ushqime shumë të pasura me hekur.

 

Ushqimet e këqja

 

Sheqeri – Biskotat, tortat dhe pijet me sheqer jo vetëm që i shtojnë kalori të tepërta dietës suaj, por sheqeri i lartë në gjak lidhet edhe me dëmtimet e kolagjenit, që çon në rrudha.

 

Alkooli – Jo vetëm që të dehidraton, por shumica e pijeve alkoolike kanë sheqer që shton kaloritë e ditës. Më mirë pini një teke sesa një koktejl. Mos i kaloni kurrë 2 gotat në ditë.

 

Karbohidratet – Janë sabotuese të lëkurës. Ato çojnë në rritjen e sheqerit në gjak, që çon më pas te puçrat. Duke rritur prodhimin e androgjenit, ato shkaktojnë në lëshimin e më shumë vaji nga lëkura dhe krijimin e puçrave. Qëndrojini larg patatinave dhe bukës së bardhë.