Nga Andi VARROSI
Nje shkrim qe po kthehet ne hit. I bukur dhe me fjale te zgjedhura, i vertete sa me s’ka, por une nuk jam aspak dakord me autoren, sidomos me paragrafin e fundit.
Kush e do Atdheun nuk largohet kurre, sidomos ne ditet me te erreta te tij.
Nese ne dorezohemi dhe ikim e leme vendin ne duart e horrave dhe ujqerve te pangopur. Pra ata fitojne, ne, populli, humbasim.
Kush eshte patriot nuk iken, por lufton per ta ndryshuar realitetin e trishte.
Kush eshte patriot nuk thote, do me mungosh dhe do kthehem nese me jep nje shenje, por pekundrazi qendron dhe lufton per ta krijuar ate shenje, qe edhe ata, te cilet kane ikur te kthehen nje dite.
Kush iken kur Atdheu vuan, nuk e do ate, sado bukur te flase. Kush iken me e pakta eshte frikacak, i paafte per ta shikuar te keqen ne sy.
E kush thote qe do kthehem kur te behet mire, eshte thjesht parazit qe pret nga te tjeret te bejne dicka.
Une e di qe ky vend eshte nje varreze endrrash, eshte nje vend qe te vjedh jeten, por une sdo ta le kurre.
Ti vajze ik, se ky vend s’ka nevoje as per qaramane as per frikacake. Ik, por s’ke te drejte te kthehesh per ta gezuar Shqiperine e bere, nese e braktise kur ishte e pabere.