PD paralajmeron dosjen për Pjerin Ndreun…

PD paralajmeron dosjen për Pjerin Ndreun…

371
0

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Gerti Bogdani ka paralajmëruar publikimin e skandaleve të tjera të kryebashkiakëve të Partisë Socialiste. Në studion e Fax News, Bogdani sqaroi se tani është radha e Pjerin Ndreut, që sapo ka marrë mandatin e ‘qytetarit të parë të Lezhës’.

Ka dhe të tjerë në listën e personave me të shkruar kriminale, natyrisht në krye të saj është Pjerin Ndreu por ka edhe të tjerë. Shtatori, me zullumet e kësaj qeverie do të jetë vijim i frontit kundër tij dhe qeverisjes së tij. Ka shumë persona që protestojnë edhe në heshtje kundër kësaj keqqeverisjeje”, sqaroi Bogdani.

Bodgani shton se opozita opozita njeh 13 tetorin si datë për organizimin e zgjedhjeve vendore, por se ato nuk mund të mbahen për sa kohë që Edi Rama do të jetë kryeministër.

Nuk është çështje dekreti. Çështja është tek ajo që e kemi thënë që në fillim, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky kryeministër nuk mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo ka nisur dhe është bërë e qartë që në 2013 me zgjedhjet në Korçë ku në vend të Niko Peleshit u zgjodh Sotiraq Filo. 13 tetorit varet nëse Rama do të jetë kryeministër apo jo. Nëse ai vijon të jetë, nuk kanë asnjë lloj vlere, por nëse jo, natyrisht që do të ketë zgjedhje”, përfundoi Bogdani.

Ndreu ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit në KQZ se ka qenë i arrestuar në shtator të 2004. Vepra penale për të cilën ai është akuzuar në atë kohë ka qenë “përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.