PD AKUZA TË RËNDA: Skandal, militantët socialistë po marrin bonuset e qerave...

PD AKUZA TË RËNDA: Skandal, militantët socialistë po marrin bonuset e qerave për tërmetin (LISTA)

365
0

Partia Demoratike bën një akuzë të rëndë për bonuset e qerave për tërmetin. Sipas saj, militantët socialistë marrin qera të shumëfishta.

 

Për këtë, PD publikon edhe një listë ku spikat emri i Armand Bashës, kryetar i PS në fshatin Radë.

 

“Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të godituart ga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj. Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë.

Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”. Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qeranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e manzës”, akuzon PD.