Patozi i përgjigjet ashpër Selamit: Hyre në garë si patericë e shëmtuar

Patozi i përgjigjet ashpër Selamit: Hyre në garë si patericë e shëmtuar

325
0

Astrit Patozi, gjatë një takimi me demokratë e Korçës, i është përgjigjur thirrjes së Eduard Selamit, i cili u ka u ka kërkuar që të bashkohen me garën e PD-së. “Eduard Selami na ka ftuar ne që ta mbështesim. Ai ka bërë një gabim shumë të rëndë që pranoi atë garë. Në rast se nuk do të hyjë në historinë e politikës shqiptare si një patericë e shëmtuar, tani duhet të largohet nga kjo garë një minutë e më parë”, tha Patozi .