Paskal Milo: Meta më kërkoi të negocioja me Ramën për 30 qershorin

Paskal Milo: Meta më kërkoi të negocioja me Ramën për 30 qershorin

309
0

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, ka zbuluar prapaskenat për negociata mes Ramës dhe Metës, për 30 qershorin. Pas anulimit të 30 qershorit nga Meta, Paskal Milo ishte i vetmi nga “njerëzit” e Ramës që i shkoi në zyrë për zgjidhjen e krizës.

I ftuar në emisionin “Open”, Milo ka treguar se takimet me Metën nuk kishin qenë aq të paplanifikuara. Sipas kreut të PDS-së, Meta i kishte kërkuar që ai të behej negociator që kreu i shtetit të bisedonte me Ramën.

Është e vërtetë që unë jam takuar. Me Metën kemi folur për një formulë si të zgjidhej kriza dhe Presidenti më ka propozuar që unë të isha negociator për të ulur në tavolinë atë dhe Ramën por unë nuk kam pranuar”, – tha Milo.