Ervin Kurti është një nga personazhet më karizmatikë në botën e medias rozë. Tepër i njohur për lidhjet e tij të ngushta me VIP-at shqiptarë dhe për artikulimin e tij të veçantë, ai mbetet një nga gzetarët më të veçantë në Shqipëri.
Përpara disa kohësh, Ervin Kurti, në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij shprehej se donte një fëmijë dhe ishte gati të përgjigjej e të kujdesej për të.
E duket se Ervini e paska pasur shumë seriozisht, pasi tashmë është vënë në kërkim të nuses.
Përmes një video të publikuar nga vetë ai në rrjete sociale, gazetari dëgjohet të ngacmojë autoren e programit ‘Përputhen’, Olsa Muhameti për t’i gjetur një nuse.
Teksa ajo po punon për puntatën e radhës të emisionit të saj, Ervini i shkon te dera e zyrës dhe i thotë ‘Olsa, dua nuse’ e më pas ia plas të qeshurit.
Duket se edhe Olsën e ka zënë halli, jo vetëm me personazhet e këtij formati, por tashmë edhe me kolegët…