Pasaportat diplomatike për lojtarët e kombëtares/ Tërhiqet Cakaj…

Pasaportat diplomatike për lojtarët e kombëtares/ Tërhiqet Cakaj…

335
0

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë, e cilësoi si të gënjeshtërt lajmin se lojtarëve të kombëtares i janë hequr pasaportat biometrike.

Cakaj ka reaguar përmes një postimi në rrjet, pak orë para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës, e luajtur në Elbasan Arena.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”, shkruan Cakaj.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka zbuluar së fundmi një tjetër skandal sa i përket sjelljes së shtetit dhe politikës shqiptare me futbollin dhe veçanërisht ndaj Kombëtares së Shqipërisë.