Pas sezonit turistik nis aksioni, IKMT-ja prish ndërtimet pa leje në Vlorë...

Pas sezonit turistik nis aksioni, IKMT-ja prish ndërtimet pa leje në Vlorë (VIDEO)

693
0

Menjëherë pas sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtër i Mbrojtjes së Territorit nisi sot aksionin për çlirimin e hapësirës nga bregdetare nga shëtitorja e Lungomares në Vlorë deri në Orikum.

IKMT-ja do të nisë nga dita e sotme prishjen e 50-60 objekteve duke filluar nga zona e Ujit të Ftohtë dhe Lungomarja dhe për të vazhduar më pas në zonën turistike të Radhimës deri në Orikum.

Ndërkohë aksioni ndërmerret disa ditë pas përfundimit të sezonit turistik veror.

Njoftimi i IKMT-së:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.

https://www.facebook.com/893685447319839/videos/2375392205876521/