Pas pak takimi me Merkel, Balla publikon foto të eskortës së Ramës...

Pas pak takimi me Merkel, Balla publikon foto të eskortës së Ramës në Berlin: Do flasim për Programin e Rindërtimit

377
0

 

Kryeministri Edi Rama pritet të takohet pas pak me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Së bashku me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Rama ndodhet në Berlin për takimin me Merkel, ku në fokus të diskutimit do të jetë rindërtimi pas pasojave katastrofike të tërmetit të 26 nëntorit.

 

 

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Balla shkruan se Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, ndërsa shton se brenda vitit 2020 çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re.

 

“#SolidaritetiGjerman. Me Kryeministrin Edi Rama sot në Berlin për takimin pas pak me Kancelaren Merkel për Programin e Rindërtimit në prag të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

 

 

Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Ashtu siç garantoi Kancelarja Merkel menjëherë pas goditjes tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”, shpresojmë se qeveria federale do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit.

 

Viti i ri 2020 që sapo ka nisur është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re. Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja. #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️”, shkruan Balla.