Pas lajmit se kënga ‘Cocaina’ është e vjedhur, vjen reagimi i menaxherit...

Pas lajmit se kënga ‘Cocaina’ është e vjedhur, vjen reagimi i menaxherit të Mozzik

1519
0

048997710d7bb93470a4e3ce343448f7_1470407489-8191546

Sot në mediat kosovare ka qarkulluar lajmi se kënga ‘Cocaina’ nga Mozzik është e vjedhur.

E pas këtij lajmi, ka ardhur reagimi i menaxherit të Mozzik, Mehmet Elshani.

I kontaktuar nga Gazeta Express, ai ka treguar se ky projekt muzikor nuk është i vjedhur.

“Hiti Mozzik nuk është i vjedhur as i huazuar as nuk ka të bëj me asnjë këngë tjetër kudo në botë. Fjala “Cocaine” që përmendet dhe në këngët tjera po ju ngre ngjashmëri përndryshe nuk ka asnjë element të ngjashëm. Ne kemi paralajmëruar moti që do sjellim një super projekt dhe ata që po mundohen ta dëmtojnë veç sa po e bëjnë edhe më të madh projektin i cili ka pushtuar trevat me shqiptar dëgjohet në çdo makinë dhe lokal. Ne i falënderojmë për mbështetjen  gjithë fansat dhe ne nuk vjedhim sepse jemi origjinal dhe ua kemi dëshmuar shumë herë” janë fjalët e tij.

Shperndaje