Pas kaq vitesh ndryshon “Fiks Fare”

Pas kaq vitesh ndryshon “Fiks Fare”

995
0

a71e27b190b692b0c1cd9f3830f8c61a-450x450

Emisioni investigativ Fiks Fare ndryshon pas kaq shumë vitesh. Me largimin e Saimir Kodrës duket se nuk u gjet asnjëherë një partner i përshtatshëm për Gent Pjetrin (Doktori). Sezonin e kaluar emisioni u drejtua nga Fiori Dardha dhe Gent Pjetri, por këtë shtator ato nuk do të jenë më pjesë e këtij emisioni.

Dy aktorë të rubrikës “Pa limit” në “E diell”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu do të jenë moderatorët e rinj të Fiks Fare, shkruan blogeri Olti Curri.

Gara për audiencë është e fortë. Me nisjen e “Stop” në Tv Klan në Janar të këtij viti, duket se Fiksi është i rrezikuar dhe tani po eksperimenton me dy figura të reja në ekran.