Pas Ajkës, Bes Kallaku zbulon emrin e veçantë që do t’i vendosë...

Pas Ajkës, Bes Kallaku zbulon emrin e veçantë që do t’i vendosë djalit

298
0

 

 

Në korrik të vitit 2019 Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Ajkës. Emri i veçantë i vogëlushes u komentua shumë dhe Besi zbuloi se kur ka qenë i vogël mezi priste që gjyshja e tij. Ai ka treguar më herët se Ija i ziente qumështin dhe ai mezi priste t’i merrte ajkën dhe e kujton atë si shija më e mirë e fëmijërisë.

 

Në intervistat e tyre të fundit, Xhensila dhe Besi kanë treguar se dëshirojnë ta shtojnë familjen me më shumë fëmijë dhe nuk do ta lënë Ajkën pa motra dhe vëllezër.

 

Dhe kur të bëhet me djalë, Besi do i vendosë sërish një emër shumë të veçantë. Këtë aktori e ka zbuluar në një intervistë për emisionin “Treshat” duke treguar se kur të bëhet me djalë do i vendosë emrin Kajmak.