Familja e një prej parodistëve të Vlorës, Mane Lumanit, kërkon ndihmë për t’i siguruar atij dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Përveç problemit në të folur, atij i duhet të bëjë një operacion në zemër dhe të prostatës. Faqet dhe mediat sociale të komunitetit kanë shpërndarë njoftimin e familjarëve, ku të gjithë mund të japin ndihmën e tyre në numrin e llogarisë së vënë në dispozicion.
Parodistët e Vlorës janë simboli i humorit të qytetit. Dy vite më parë, u nda nga jeta një prej tyre, Muhamet Lika, në moshën 64-vjeçare.