Parlamenti mblidhet të mërkurën

Parlamenti mblidhet të mërkurën

426
0

Kuvendi do të mblidhet këtë javë të mërkurën në orën 10:00, duke përshpejtuar me një ditë seancën plenare të radhës. Vendimi është marrë nga kryetari Gramoz Ruçi për shkak të agjendës së kryeministrit Edi Rama, i cili nuk mund të jetë të enjten në sallë. Mësohet se grupi parlamentar i Partisë Socialsite do të kërkojë shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. PS do të prezantojë Damian Gjiknurin bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore. Si rrjedhim ndryshon edhe axhenda e opozitës, e cila do të protestojë po të mërkurën, siç ka deklaruar zyrtarisht se do të ketë protesta sa herë të ketë seancë plenare. Po ashtu opozita e bashkuar po përgatitet dhe për protestën Kombëtare, atë të 13 prillit. Ndryshe nga protestat e tjera kjo e 13 prillit do të zhvillohet në orët e pasdites.

Shperndaje