Parashikimi/Temperatura të larta deri në fund të muajit gusht

Parashikimi/Temperatura të larta deri në fund të muajit gusht

515
0

 

E mërkura, e enjtja dhe e premtja parashikohen të jenë tre ditët më të nxehta të verës, ditën e djeshme termometri ka regjistruar 39 grade Celcius, e po aq pritet të shkoje në maksimun edhe sot, po ashtu edhe përgjatë të premtes. “Nga dita e diel e në vazhdim deri në fund të muajit presim që termometri të regjistroje maksimalisht 37 apo 38 grade Celcius. Nuk presim ndryshime shumë të ndjeshme të kushteve atmosferike deri në fund të muajit, pjesërisht moti do të jetë i  kthjellët. Pjesa e dytë e ditës, pritet të ketë vranësira, duke rrezikuar shira të izoluar, gjë e cila nuk do të ndikojë në uljen e vlerave termike gjatë mesditës.” Sipas eksperteve të meteorologjisë ndërkombëtare, këto temperatura ekstreme që kanë përfshirë gjithë Europen janë të ndikuara nga ngrohja globale, por meteorologët shqiptarë thonë se për Shqipërinë këto temperatura nuk janë të jashtëzakonshme. “Ne prezencë të El Ninjos këto temperatura në kontinentin europian do të ishin të justifikueshme, pasi tre vitet e fundit fenomeni El Ninjo (cikel klimaterik ne Oqeanin Paqesor) ka qenë prezent në kontinentin europian rrjedhimisht dhe në territorin shqiptar ka shënuar temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë dhe 43 gradë në zona shumë specifike…” Edhe pse vapa ka qene përvëluese, El Ninjo thonë meteorologët këtë verë ka qenë i heshtur, dhe riaktivizimi i tij pritet te sjellë mot të ngrohtë edhe në nëntor. “Me 85 % siguri parashikohet që El Ninjo të aktivizohet pjesërisht gjatë muajit Gusht dhe pjesën e mbetur të vitit 2018, pritet që moti të vijojë më i ngrohtë se sa normale dhe pritet që dhe për muajt Nëntor-Dhjetor reshjet të jenë më të larta se sa norma në territorin shqiptar.” Vapa përvëluese e këtyre ditëve ka boshatisur rrugët e Tiranës. E ndërsa ata që janë gjendur jashtë në orën e pikut, kanë shfrytëzuar edhe shatërvanët e “Sheshit Skënderbej” për t’u freskuar.