Parashikimi i motit/ Si do të variojnë temperaturat nga mëngjesi në darkë

Parashikimi i motit/ Si do të variojnë temperaturat nga mëngjesi në darkë

431
0

Moti sot në të gjithë vendin do të vazhdojë të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta që do të shoqërojnë të gjithë paraditen. Sipas Meteoalb, në mesditë do të ketë shtim të vranësirave kryesisht në zonat juglindore dhe lindore, ku do të ketë gjenerim të reshjeve të pakta të shiut dhe dëborës. Nata pritet të ketë një përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku përgjithësisht kthjellimet do të vazhdojnë të jenë dominuese në të gjithë vendin. Po sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit si edhe në mesditë, ku do të luhaten nga 0°C në mëngjes në zonat verilindore deri në 16°C në mesditë në zonat bregdetare. Ndërsa era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.