Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 shtator 2020

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 shtator 2020

563
0

Sipas MeteoAlb, dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-herëshme, të cilat pas mesditës do të pësojnë zhvillim në zonat malore dhe kryesisht në Juglindje ku priten dhe shira të izoluar, duke lënë zonat e ulta dhe bregdetare me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.