Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me vranësira dhe reshje në disa qarqe.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ukit dhe Mjedisit, në qarkun e Shkodrës priten reshje të dobëta dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjerë.
Reshjet do të jenë kryesisht në zonat malore, gjatë pjesës së dytë të ditës.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 12 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por do të ketë forcime të përkohshme të saj, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore