Parashikimi i motit, ja sa do të arrijnë temperaturat maksimale

Parashikimi i motit, ja sa do të arrijnë temperaturat maksimale

489
0

Vendi ynë do të dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë mot kryesisht të kthjellët. Here pas here do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior të vendit. Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë disi më të pranishme në zonat malore lindore duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonat e ulëta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri të ngjitet deri në 36 gradë C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor- veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.