Parashikimi i motit/ Ç’pritet të ndodhë këto ditë dhe gjatë shkurtit

Parashikimi i motit/ Ç’pritet të ndodhë këto ditë dhe gjatë shkurtit

505
0

Edhe pse ditët e fundit janë përshkuar nga një mot i qëndrueshëm, dita e hënë dhe e martë do të rikthejnë reshjet, por situata nuk do të jetë problematike. Sipas Meteoalb, një mot i tillë do të na shoqërojë deri në fund të muajit janar. Dita e sotme dhe e nesërme do të shoqërohet me mot të qëndrueshëm por me vranësira kalimtare. Reshje të pakta dëbore do të vihen re kryeissht në rajonin juglindor të vendit. Këto masa vijnë për shkak të situatës së reshjeve të dendura të dëborës në Greqi, Maqedoni dhe Bullgari, çka do të ndikojë edhe në juglindje të vendit tonë. Lidhur me vlerat termike temperaturat do të jenë -5 ose -6 gradë celcius në zonat malore dhe temperatura të qëndrueshme në zonat bregdetare. Përsa i përket muajit shkurt, temperaturat priten të jenë në vlerat tipike të dimrit, ndërsa reshjet do të jenë të paqëndrueshme Gjatë muajit shkurt priten të ketë prezencë të një mase ajtrore polare në mesin e muajit. Por në përgjithësi muaji shkurt do të karakterizohet temperatura më të larta se vlerat normale që ofron ky muaj.