Parashikimi i motit, 9 Korrik 2020

Parashikimi i motit, 9 Korrik 2020

486
0

Kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar gjatë gjithë ditës. Por në orët e pasdites do të ketë vranësira të lehta në kufirin lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës dhe Pukës me 17°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 37°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Shperndaje