Parashikimi i motit, 8 Prill

Parashikimi i motit, 8 Prill

416
0

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar në pjesën më të madhe të ditës. Por në orët pasdites dhe mbrëmjes përgjatë kufirit lindor parashikohet të ketë vranësira të lehta.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 23°C.

 

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë.

Shperndaje