Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e shtunë moti do të jetë i kthjellët.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 20ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 26ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det 2 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e premte moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 18ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 22ºC