Parashikimi i motit, 30 Mars 2020

Parashikimi i motit, 30 Mars 2020

406
0

Territori shqiptar në orët e para të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Por në orët e mesditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu si fillim në zonat jugore dhe më pas shtrihen në pjesën më të madhe të vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 2°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 21°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar dallgëzimi 4 ballë

Shperndaje