Parashikimi i motit, 3 Prill 2020

Parashikimi i motit, 3 Prill 2020

487
0

Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit tonë duke bërë që kthjellimet të alternohen me vranësirat kalimtare. Por në zonat malore parashikohet të ketë reshje të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 18°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë./

Shperndaje