Parashikimi i motit, 26 Prill 2020

Parashikimi i motit, 26 Prill 2020

407
0

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta gjatë pjesës së parë të ditës.

Por pasditja sjell shtime të vranësirave duke sjellë reshje të karakterit lokal në zonat verilindore. Ndërsa mbrëmja dhe orët vijuese përmirësojnë sërish motin në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale ne qytetin e Pukës dhe Ersekës me 4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandes me 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë

Shperndaje