Dita e sotme do të nisë reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin.
Këto kushte atmosferike do të mbeten deri në mesditë kur vranësirat dhe reshjet e shiut do të përfshijnë qendrën.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1-2°C në zonat malore deri në 14°C në Jugperëndim.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 – 5 ballë