Parashikimi i motit, 2 Prill 2020

Parashikimi i motit, 2 Prill 2020

466
0

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta të cilat në orët e para të ditës do të sjellin reshje të pakta në zonat Verilindore. Por në orët në vijim moti do të përmirësohet dhe në këto zona.

 

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 15°C.

 

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga

 

drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.

Shperndaje