Papa Françesku uron Krishtlindjen: Të fokusohemi te thjeshtësia, bamirësia dhe dashuria

Papa Françesku uron Krishtlindjen: Të fokusohemi te thjeshtësia, bamirësia dhe dashuria

396
0

Papa Françesku në prag të Krishtlindjes i ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë të heqin dorë nga materializmi. Nga Bazilika e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë tha se njerëzit duhet të fokusohen më tepër te thjeshtësia, bamirësia dhe dashuria për njëri-tjetrin. Duke puthur Jezusin fëmijë, Papa tha se Ai rezaton dritë në ditën e lindjes. “Mund të bëhemi edhe ne dëshmitarë të përulësisë, butësisë dhe mirësisë”, tha Papa Françesku.