Panairi “Gratë në biznes”, ambasadorja hollandeze: Fuqizimi i gruas prioriteti ynë

Panairi “Gratë në biznes”, ambasadorja hollandeze: Fuqizimi i gruas prioriteti ynë

572
0

Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta hapi sërish dyert për gratë sipërmarrëse të suksesshme. Në bashkëpunim me Shoqata Together for Life u organizua panairi “Gratë në Biznes”, ku morën pjesë 45 gra sipërmarrëse nga i gjithë vendi.

Image may contain: 4 people, crowd, tree and outdoor

Eventi solli së bashku iniciativa të bizneseve sociale, shoqërinë civile, gratë sipërmarrëse nga zonat rurale, të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, gratë që vuajnë dënim në burg etj. Aktivitetin e përshëndeti ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Shkëlqesia e saj Guusje Korthals Altes, e cila theksoi se fuqizimi ekonomik i gruas është një ndër pritoritetet e tyre. “Thuajse një gjysmë viti më parë, së bashku me Together for Life organizuam për herë të parë panairin “Gratë në biznes” dhe të gjithë të pranishmit na thanë që jo vetëm ishte një event mjaft i bukur, por edhe një ditë shumë e mirë biznesi.

Image may contain: 4 people, people smiling, tree and outdoor

“Shoh që sot jeni më të shumtë në numër, që do të thotë se ky panair vërtet është për të bërë biznes. Është shumë mirë të shikosh që shumica prej jush që jeni këtu, nuk jeni vetëm për të shitur produktet, por edhe për të ndarë eksperiencat me të tjerët. Ne, ashtu si gjithë Holanda, besojmë në fuqinë që gratë dhe burrat kanë kur punojnë për një botë me barazi gjinore”.

Deputetja Eglantina Gjermeni, një zë shumë i fortë në Parlament për fuqizimin e grave, gjithashtu ndau një mesazh me të pranishmit.

Image may contain: 3 people, people standing

“Fuqizimi ekonomik i grave, punësimi i tyre, dalja e grave nga varfëria, është një sfidë e hapur për të gjithë ne. Prandaj, kontributi juaj si gra sipërmarrëse është i vlefshëm dhe një mësim për të gjithë ne, që të gjithë bashkë të fuqizojmë sa më shumë gra, si një strategji parandaluese për dhunën në familje apo për problemet e trafikimit.

Image may contain: 3 people, people standing

Eglantina Bardhi, drejtoresha e shoqatës Together for Life, gjithashtu theksoi rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave.

“Të fuqizosh një grua ekonomikisht, do të thotë të fuqizosh një familje. Një rëndësi e veçantë u është dhënë pikërisht grave sipërmarrëse të cilat vijnë nga zonat rurale, gratë rome dhe egjiptiane, gratë të cilat vuajnë dënim, por tashmë kanë nisur të kenë një biznes me punimet e tyre të dorës”.

Image may contain: people sitting

Përgjatë gjithë aktivitetit gratë sipërmarrëse, të organizuara në një panair, prezantuan produktet e tyre, si dhe ndanë përvojat personale, duke shfrytëzuar kështu mundësinë për krijimin e rrjeteve bashkëpunuese me synim fuqizimin ekonomik të tyre.

Image may contain: 7 people, people smiling, people sitting

Panairi u vizitua nga rreth 300 vizitorë, të cilët realizuan edhe blerje të produkteve të këtyre bizneseve.