Palmer: Serbia të njoh kosovën

Palmer: Serbia të njoh kosovën

409
0

Uashingtoni kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia. Deklarata e fundit është bërë nga Zëvendës ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.  “Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova”, ka thënë zyrtari amerikan.

Sa i përket pozicionit të SHBA-së në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer ka thënë se ekziston një keqkuptim rreth pozicionit amerikan

“SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as fatura blanko”, tha Palmer.

Palmer tha se: “Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën, sepse ajo është pengesë për avancim në bisedime”.

Ai përkujtoi se Shtetet e Bashkuara ndër vite e mbështesin Kosovën dhe tani është e nevojshme që Kosova të përgjigjet si partnere. “SHBA dëshiron të ndryshojnë kontekstin në të cilin do të merret vendimi dhe kjo është arsyeja pse ata duan të hiqet taksa”, u shpreh Palmer.

Shperndaje