‘Pakti për Universitetin’, Rama prezanton portalin e ri për studentët

‘Pakti për Universitetin’, Rama prezanton portalin e ri për studentët

304
0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin e Transparencës Universitare u-transparenca.al.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin tek rëndësia e këtij portali siç tha ai si një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë.

Rama tha se portali “i jep mundësinë e një pasqyre të dhënash shumë të detajuara. Nuk është se të dhënat nuk kanë ekzistuar deri më sot por ishin të shpërndara në disa dritare dhe kanë qenë të pamundura që një individ t’i ndjekë. Po ashtu besoj që është me vlerë që pika më delikate e çdo organizate që shpenzon që është buxheti të publikohet në të gjithë elementët e vet jo vetëm si vjetor por edhe buxhet afatmesëm”.

Po ashtu kryeministri iu referua sëriah protestës së studentëve, ndërsa u zotua se do të rindërtohen të gjitha konviktetet. Rama foli edhe për kartën e studentit dhe theksoi se implementimi i saj do të nisë me Tiranën.

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

Në 2005 e dini se me cfarë ka koinciduar në Shqipëri ky rekomandim me shpërthimin e universiteteve private bumin e licesimit dhe me shqyerjen e dyerve të universiteteve publike. Qysh atëherë për thuajse një dekadë nuk u mendua për një mekanizëm transparence si një nga kushtet themelore.

Besoj që në këtë rast ne kemi vënë në dispozicion të universiteteve një instrumente garancie dhe do të monitorohet nga qeveria për aq sa i takon. Dhe nga ana tjetër portali i jep mundësinë e një pasqyre të dhënash shumë të detajuara. Nuk është se të dhënat nuk kanë ekzistuar deri më sot por ishin të shpërndara në disa dritare dhe kanë qenë të pamundura që një individ t’i ndjekë. Po ashtu besoj që është me vlerë që pika më delikate e çdo organizate që shpenzon që është buxheti të publikohet në të gjithë elementët e vet jo vetëm si vjetor por edhe buxhet afatmesëm. Të gjitha info e portalit kanë një vlerë tjetër sepse nuk janë statistika të vdekura por janë info që lidhen me jetën aktive të universiteteve. Portali ka info të hollësishme mbi programit e shkëmbimit studentor së bashku me procedurat përkatëse.

Ne duam që në këtë portal të krijojmë mundësi për komunikim mes individëve të papërfaqësuar në instancat vendim-marrëse. Më vjen shumë mirë të them se edhe në një takim që patëm më parë me ministrat e përfshirë në ‘Paktin për Universitetin’ dhe jemi gati të rikthehemi përsëri në universitete në auditor për të treguar se çfarë kemi bërë së bashku dhe për të informuar se cila është faza tjetër. Ideja është që deri në fillim të vjeshtës ne të kemi gatishmëri për të hartuar planin konkret të projekteve.

Brenda kësaj periudhe do të rindërtojmë të gjitha konviktet. E fundit që kam ishte një vlerë e shtuar e protestës së studentëve nuk kishte të bënte me kërkesat e tyre por ishte një kërkesë e shtuar prej nesh, është punësimi i studentëve në administratë. Kemi filluar me 373 të parët. Po përgatitet thirrja e dytë dhe faktikisht të gjitha vendet e lira të punës në nivel specialistësh të administratës publike do të jenë në dispozicion të atyre që kanë mbaruar me 9 dhe 10.

Karta e studentit. Faza e para ka kohë që ka nisur. Nuk është një gjë e lehtë. Faza e parë do të nisë me bashkinë e Tiranës dhe mbi atë model do të shtrihemi edhe në universitete të tjera. Do të jetë një ndërveprim mes kartës së studentëve shqiptarë me atë të studentëve europianë. Këto janë për momentin të dhënat.