Pak orë para protestës, Berisha ‘zbulon’ vendndodhjen e Ramës: I lemeritur në...

Pak orë para protestës, Berisha ‘zbulon’ vendndodhjen e Ramës: I lemeritur në tunelin e Krrabës

470
0

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Rama është fshehur në tunelet e Krrabës

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook shkruan se pasardhësi i tij Edi Rama është larguar nga banesa e tij.

 

Sipas Berishës, Rama është fshehur në tunelet e Krrabës nga frika e protestës së sotme të opozitës së bashkuar.

 

“Cunami super gjigand per voten e lire po afron. Rama largohet i lemeritur nga Surreli drejt tuneleve te Krrabes me soj e sorollop. Kakistokracia po shkerrmoqet. Rama ik, ik, ik! Fitore!,”-shkruan Berisha.

 

 

Opozita e bashkuar mban sot protestën e 8-të kombëtare. 1300 policë janë në terren për të siguruar rendin e qytetarëve. Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje kundër dhunës.

 

Kryedemokrati Lulzim Basha në mbyllje të protestës së 7-të kombëtare më 2 qershor paralajmëroi se ishte hera e fundit që fliste me fjalë, pasi tashmë radhën do ta ketë sovrani. Prej muajsh opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.