Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka hapur një llogari Instagrami, Jennifer numëron gati 19 milionë ndjekës. Dhe në rastin e saj, sekreti nuk janë fotot e bukura e ‘fashion’, por thjeshtësia, postimet me humor dhe ironia e saj.
Fotoja e fundit e aktores është pikërisht një prej atyre që të gjitha i kemi në celular, por nuk do të guxonim t’i postonim.
Pa pikë grimi, me flokë të mbledhur e rrënjë të thinjura (edhe pse flokët janë një nga pikat e saj të forta), fakti që postoi këtë foto, nuk e bën 50-vjeçaren më pak ‘Queen’ siç e quan Selena Gomez në një koment.
Si të gjitha ne, edhe Jennifer Aniston ka ditë të tilla në jetën e saj. Dhe nëse ka komente negative…Kujt i bëhet vonë?