Pa filtra e Photoshop, kjo foto e Emina Çunmulaj do t’ju bëjë...

Pa filtra e Photoshop, kjo foto e Emina Çunmulaj do t’ju bëjë të filloni sa më parë palestrën

427
0

Nëse jeni përdorues të rregullt të Instagram-it, nuk mund të mos e keni vënë re profilin interesant dhe tejet origjinal të modeles Emina Çunmulaj. Modelja e njohur shqiptare është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan vazhdimisht, foto nga jeta e saj e përditshme, që nga përgatitja e pjatave tradicionale shqiptare, tek udhëtimet e pushimet marramendëse në destinacionet më ekzotike në botë.

Bukuroshja shqiptare është shkëputur prej disa kohësh nga pasarelat, ku edhe ka shënuar emrin e saj me gërma të argjendta, por fiziku i saj nuk ka ndryshuar aspak nga ai i disa viteve më parë. Mamaja e dy vajzave ka postuar ditën e djeshme një foto me rrobabanje të zeza, që më mirë të mos e shihnim pasi na bëri të ndjejmë mëshirë për veten.

Emina duket thjesht e mrekullueshme, madje askush nuk do ta besonte që ajo ka sjellë në jetë dy fëmijë pasi nuk ka as strija, as bark të varur, asgjë prej gjëje. Ish-modelja e njohur ka ironizuar të gjitha ato vajza që përdorin filtra e Photoshop për të modifikuar trupin e tyre, duke u shprehur gjithashtu se  është 100% natyrale.

E patë fotografinë? Shumë mirë, tani nxitoni të regjistroheni në palestër ose të nisni dietën.