Pa drita zonat më të rëndësishme të Tiranës , dëmtohet kablli i...

Pa drita zonat më të rëndësishme të Tiranës , dëmtohet kablli i tensionit të lartë

401
0

Zona tek rruga e Elbasanit në Tiranë është përballur sot me mungesë të energjisë elektrike.

OSHEE njofton se shkak i ndërprerjes janë bërë punimet që po kryhen në këtë zonë dhe si pasojë është dëmtuar kablli i tensionit.

Ndërkohë, po punohet për riparimin e defektit.

Njoftimi i    OSHE:

Dëmtohet rrjeti⚡️te “Rruga e Elbasanit”

Si pasoje e dëmtimit te kabllit tension i mesëm 20kV fideri L16 nga puninet për hapjen e kolektorit te “Rruga e Elbasanit” kanë mbetur pa energji elektrike zonat rreth “Rrugës së Elbasanit”, fakulteteve, etj.
Brigada e #OSHEE po punon për riparimin e rrjetit.