Pa dokumenta dhe pa targa, policia arrestohen 3 persona në Vlorë

Pa dokumenta dhe pa targa, policia arrestohen 3 persona në Vlorë

404
0

Policia e Vlorës ka ndaluar tre persona për drejtim motorri pa dokumentacion përkatës dhe pa leje drejtimi.

Sipas policisë janë arrestuar tre shtetasit u ndaluan në 3 raste të ndryshme.

Ata janë: K.Rr.,23-vjeç, K.Xh.,26-vjeç, H.P.,29-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për shkeljen e Kodit Rrugorë:

  • K. Rr., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Ismail Qemali” pasi është kapur duke udhëtuar me motoçikletë pa targa, pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi përkatës.

  • K. Xh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pranë rrethit të Skelës pasi është kapur duke drejtuar motoçikletën pa targa, pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi përkatës.

  • H. P., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në bulevardin “Ismail Qemali” pasi u kap dule drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.