OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm: Ja zonat e Tiranës që nuk do...

OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm: Ja zonat e Tiranës që nuk do kenë drita disa orë

629
0

Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elekrtike bën me dije se për shkak të punimeve që do të kryhen do të ketë mungesë të energjisë në disa zona të Tiranës. OSHEE njofton se do të kryhen punime të planifikuara për vendosjen e rrjetit të ri 20kV në disa zona te kryeqytetit. “Për pasojë jemi të detyruar të stakojmë energjine si masë sigurie për të punuar. Ora 10:00-13:00 do te punohet në fiderin E1 dhe zonat pa energji elektrike mbeten pjesërisht Sauku i Ri dhe Mjull Bathore. Ora 10:00-14:00 do të punohet në kabinën “A.Moisiu” dhe zonat pa emergji janë: rrugët “Hysen Gjura” dhe “Kahreman Ylli”, sqaron OSHEE.