OSHEE i lë 2 muaj pa energji, ja çfarë bëjnë kuksianët

OSHEE i lë 2 muaj pa energji, ja çfarë bëjnë kuksianët

394
0

ballllina-660x330Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk iu është përgjigjur kërkesës së banorëve të Kukësit për ndërhyrje, pasi prej dy muajsh ata nuk kanë energji elektrike. Po flasim për fshatin Lusen, ku pas neglizhencës së OSHEE, banorët janë bashkuar të gjithë dhe i kanë vendosur vetë shtyllat.

Ata kanë rrezikuar jetën e tyre, pasi nuk janë profesionistë në këtë punë, por duke qenë se rreth 300 banorë po jetonin në errësirë si në mesjetë.

Njëri nga banorët shprehet se OSHEE i ka sjellë shtyllat, por nuk i ka vënë në punë, ndaj dhe qytetarët nga halli e morën vetë këtë nismë, për më tepër flasin fotot.

Por, shpresojmë që pas kësaj nisme ata të mos bëjnë burg për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.