‘Ose do shembet sistemi ose opozita do shuhet’… PD nis mobilizimin për...

‘Ose do shembet sistemi ose opozita do shuhet’… PD nis mobilizimin për protestën e 11 majit

369
0

‘Ose do shembet sistemi ose opozita do shuhet’… Kështu u shpreh disa ditë më parë ish-lideri demokrat Sali Berisha lidhur me atë që pritet të ndodhë, tani që PD e LSI janë jashtë Parlamentit.

 

E gjithë vëmendja është te protesta e 11 majit, të shtunën, ora 18:30 dhe opozita ka nisur mobilizimin. Ish-deputetë e anëtarë të thjeshtë kanë vendosur këtë foto profili që lajmëron qytetarët për protestën nën sloganin “Shqipëria si Europa”.

 

Opozita synon një pjesëmarrje më të madhe në këtë protestë që do jetë ndryshe nga herët e tjera, siç pretendojnë demokratët.

 

Mbetet për t’u parë nëse edhe në këtë protestë do të ndiqet e njëjta strategji që përfundon me tërheqjen e Bashës në seli apo do kemi një skenar të paparashikuar që mund të ndryshojë rrjedhën aktuale.