Ortek dëbore në Pakistan, si shpëtoi vajza pas 18 orësh e fshehur...

Ortek dëbore në Pakistan, si shpëtoi vajza pas 18 orësh e fshehur në dëborë

404
0

Një vajzë 12-vjeçare është gjetur e gjallë pasi ndenji nën dëborë për 18 orë, kur një ortek goditi shtëpinë e saj në Pakistan, në zonën e Kashmirit.

 

Samina Bibi tha se kishte qenë “duke ulëritur dhe duke bërtitur për ndihmë”, ndërsa shtrihej e bllokuar në një dhomë nën dëborë, u shpreh ajo për Reuters.

 

Ajo u shpreh gjithashtu për mediat se mendonte se do të vdiste atje para se të shpëtonte.

 

Lugina e Neelum është goditur nga ortekët dhe rrëshqitjet e dheut gjatë ditëve të fundit duke vrarë të paktën 74 njerëz.

 

Ndërsa rajoni i Himalajeve është i prirur për fatkeqësi të shkaktuara nga moti, numri i tanishëm i vdekjeve është një nga më të lartat për momentin.

 

Ndërkohë autoritetet atje janë ende në kërkim të personave të zhdukur