Orët e fundit të vendimmarrjes, Rama takime konstruktive me komisionerin Hahn në...

Orët e fundit të vendimmarrjes, Rama takime konstruktive me komisionerin Hahn në Bruksel

384
0

 

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn

Vetëm pak orë kanë mbetur nga mbledhja e Këshillit Europian, ku do të vendoset fati i negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama në këtë pak orë që i kanë mbetur është duke zhvilluar takime kontruktive me liderë të vendeve anëtare të BE dhe me përfaqësues.

I anghazhuar për të ndihmuar Shqipërinë duket se është edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn, i cili edhe më parë ka deklaruar se Shqipëria meriton t’i hapen dyert për negociata.

Rama ka publikuar një foto me komisionerin, ndërsa bën me dije se janë duke zhvilluar takime në Bruksel për të mundësuar hapjen e negociatave.

“Bruksel – Me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, shkruan kryeministri në Facebook.

zxcfghj.png