Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama largohet sërish nga Tirana

Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama largohet sërish nga Tirana

393
0

Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar sot pasdite protestën e rradhës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë.

Mësohet se pas samitit të zhvilluar në Kroaci, Rama është nisur për një tjetër vizitë zyrtare  në Kuvajt.

Kjo është protesta e tretë e opozitës para Kryeministrisë, ndërsa Rama në asnjërën prej tyre nuk ka qenë në zyrë.

Kujtojmë se më 16 shkurt, kreu i qeverisë ndodhej në Vlorë, ndërsa  në 16 mars në Berat, në të dy rastet në kuadër të turit ‘Bashkim që Duam’.

Godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orë është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës së kryeministrisë.