Opozita proteston përpara Parlamentit, mungon Basha

Opozita proteston përpara Parlamentit, mungon Basha

445
0

Opozita do të protestojë sot përpara Parlamentit, në kohën kur do të zhvillohet edhe seanca plenare. Bëhet me dije se Lulzim Basha do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit. Ai është nisur ditën e djeshme për në Gjermani, ku në axhendë ka takime me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri. Kjo e sotmja është protesta e tetë në numër. Dy të tilla janë zhvilluar përpara Kryeministrisë ndërsa pesë përpara Kuvendit. Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do t’i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit./