Opozita mbyll protestën pas 5 orësh: S’ka forcë që na ndal

Opozita mbyll protestën pas 5 orësh: S’ka forcë që na ndal

384
0

Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta u zhvillua jashtë godinës së Parlamentit për tre orë e 30 minuta, ndërsa më pas protestuesit u zhvendosën drejt ambienteve të Policisë së Tiranës për tu solidarizuar me protestuesit e shoqëruar nga policia. Gjatë protestës te Parlamenti u dëgjuan thirrje kundër qeverisë. Protestuesit tentuan të çajnë tre herë kordonin e policisë dhe ia dolën në tentativën e katërt. Megjithatë policia arriti ta neutralizonte shpejt situatën. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se janë protestuesit e Unazës së Re ata që u konfrontuan fillimisht me policinë.  Që në nisje u hodhën shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. U raportua për dy policë të lënduar nga shashkat.  Tensione pati edhe te Drejtoria e Policisë së Tiranës, por rreth orës 15:00 opozitarët u zhvendosën te selia blu duke i dhënë fund protestës së sotme, e cila zgjati plot pesë orë