Opozita kërkon largimin e Xhafës, Ruçi u mbyll fjalën. Ndërpritet sërish seanca

Opozita kërkon largimin e Xhafës, Ruçi u mbyll fjalën. Ndërpritet sërish seanca

384
0

Eshtë ndërprerë sërish seanca plenare, dy here brenda pak minutash. Edi Paloka po fliste për largimin e Fatmir Xhafës, por Ruci i kerkon te ulet me argumentin se i ka mbaruar koha. Opozita proteston dhe bllokon foltoren. Aktualisht fjalimet e deputeteve te PD transmetohen vetem ne facebook. “Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin. Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka më tej.