‘Opozita e re’, kush janë tre deputetët e rinj që marrin sot...

‘Opozita e re’, kush janë tre deputetët e rinj që marrin sot MANDATIN

428
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme për t’u dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë në radhët e opozitës, të cilët kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit.

I pari në listë është Adriatik Alimadhi, i cili do të marrë sot mandatin e dorëzuar nga ish-deputeti Agron Shehaj.

Gjithashtu nga radhët e listës së PD, KQZ i dorëzon sot mandatin ish-kreu të degës së kësaj force në Peqin, Arben Elezi, i cili do të marrë mandatin e lënë nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. Ndërsa nga radhët e LSI-së në Shkodër, në vend të Agron Çelës, do të marrë mandatin Ambra Borova.