Operacion antidrogë, arrestohen 11 persona

Operacion antidrogë, arrestohen 11 persona

405
0

Gjatë një operacioni policor janë arrestuar 11 persona.

Este goditur një Grup i Strukturuar Kriminal për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Dhe gajtë këtij operacioni të koduar “BISTRICA 2019” janë arrestuar dhe ndaluar 11 pjesëtarë të këtij grupi.

Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “BISTRICA 2019”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Goditet një Grup i Strukturuar Kriminal për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë

Arrestohen dhe ndalohen 11 pjesëtarë të këtij grupi.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër ku gjatë kontrollit ju gjetën armë e municione.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë dhe Fier, si dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “BISTRICA 2019”.

Gjate këtij Operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit;

E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, të katërt banues në Fier.